TIRANE-“Incidenti i së premtes në Elbasan ku deputeti Ben Blushi u fërshëllye dhe u tentua të goditej, duhet të analizohet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist”. Kështu shprehen dy deputetet e PS­së, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi në një kërkesë drejtuar sot deputetëve të grupit parlamentar socialist.
“Grupit Parlamentar të PS
Të nderuar kolegë ,
Të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socaliste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars.
Faleminderit për mirëkuptimin
Arta Dade
Mimoza Hafizi”, shkruajne dy deputetet në këtë kërkeseë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: