ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur sot procedim penal për 5 persona, të arrestuar pas incidentit në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ku tifozët u përleshën me njëri-tjetrin duke shkulur edhe stolat e stadiumit.

 

Këta persona po procedohen për shkatërrim prone dhe për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

 

Deri më tani policia ka nisur procedim penal për 16 persona, të përfshirë në sherrin e ndodhur në stadiumin “Elbasan Arena”.

(ma.ar/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb