TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përjashtimin me 5 ditë nga punimet e Kuvendit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ishte pikërisht deputeti Balla ai që reagoi menjëherë pas incidentit të ndodhur në seancën e së enjtes, duke u shprehur se “deputeti Paloka goditi me grusht ministrin Beqaj”.

Në deklaratën e sotme para mediave, deputeti Balla tha se Paloka theu rregulloren e Kuvendit, duke bllokuar për më shumë se dy minuta foltoren, dhe Byroja u tregua tolerante pasi nga 10 ditë, e përjashtoi atë me vetëm 5.

“Edi Paloka theu rregulloren e Kuvendit. Bllokoi foltoren për më shumë se 2 minuta. U treguam më dorëlëshuar në vendimmarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë. Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”, deklaroi Balla.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: