Gjibraltari akuzoi të hënën Madridin për ”naivitet” pasi një anije lufte spanjolle urdhëroi të dielën që anijet tregtare të largohen nga ujërat nën kontrollin britanik, në afërsi të territorit të vogël.

Në një regjistrim audio të incidentit, siguruar nga gazeta ”Gibraltar Chronicle” dëgjohet ekuipazhi në bordin e anijes ushtarake spanjolle që urdhëron anijet tregtare të largohen nga ujërat territoriale spanjolle shkruan atsh. Për Gjibraltarin, ky veprim përbën një sfidë ndaj sovranitetit të tij, këto ujëra do të vijojnë të jenë britanike sipas ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri i Gjibraltarit, Fabian Picardo deklaroi se incidenti ishte një akt i papranueshëm që nuk synonte gjë tjetër veçse provokimin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb