INDI-Kryeministri indian Narenda Modi ka inauguruar këtë mëngjes në Kewadyia, në shtetin e Gujarat, statujën më të lartë në botë, 182 metra.
Monumenti gjigand i quajtur Statuja e Unitetit portretizon Sardar Patel, burrin e shtetit që menjëherë pas 1947 arriti të krijojë Bashkimin Indian, duke bashkuar 562 shtetet e vogla ekzistuese. Data e zgjedhur për inaugurim përkon me 143-vjetorin e lindjes së burrit të shtetit.
E lartë dyfish më shumë se Statuja e Lirisë, figura e Patel është vendosur në Narmada, në ishullin e Sadhu Bet, përgjatë lumit, pranë digës së Sardar Sarovar.
Në diskutimin e tij të inaugurimit, Kryeministri ka pranuar që statuja është simbol i aftësive teknike dhe inxhinjerike të Vendit, duke ju përgjigjur kështu polemikave të vazhdueshme për këtë vepër gjigande.
(da.xha/BalkanWeb)