Një trend i ri për humbjen e peshës në Kinë ka shkaktuar bujë, duke rezultuar jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin.

Siç shihet në videot që kanë dalë në dritë, ata vënë mbështjellës plastik në gojë dhe hanë ushqimin pa e gëlltitur atë.

Kjo parandalon marrjen e kalorive dhe supozohet se e mashtron trupin e tyre duke i dërguar mesazhe të rreme trurit se gjoja është ndjerë i ngopur.

Ekspertët paralajmërojnë se prezervativi oral i veçantë nuk është gjë tjetër veçse një simulim ushqimi që mund të shkaktojë çrregullime serioze të të ngrënit, siç janë bulimia dhe anoreksia.

Gjithashtu, membranat përmbajnë mikroplastika që përzihen me pështymën dhe përfundojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe tretjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MedBound Times (@medboundtimes)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb