Në Indi, CEO e një startupi të inteligjencës artificiale është arrestuar me akuzën e vrasjes, pasi trupi i djalit të saj 4-vjeçar u gjet në valixhet e saj. Suchana Seth, e cila drejton ‘Who heads The Mindful AI Lab’ në Bangalore, u ndalua nga policia e shtetit të Karnataka ndërsa po kthehej me taksi nga shteti fqinj i Goa. Gjatë një kontrolli të bagazheve u gjet trupi i fëmijës.

Fëmija vdiq nga mbytja Sipas “The Times of India”, hetimet e policisë kanë vërtetuar se gruaja e ka mbytur fëmijën me jastëk në dhomën e hotelit ku po qëndronin në Candolim, në shtetin Goa dhe më pas ka tentuar t’a largojë, por pa sukses. Autopsia e trupit të fëmijës konfirmoi vdekjen nga mbytja.

Beteja ligjore me babain e fëmijës është baza e vrasjes. Suchana Seth tha se ajo udhëtoi për në Goa për të shmangur takimin e djalit të saj për të takuar babanë e tij të nesërmen. Në fakt duket se gruaja po e përjetonte me tension të madh ndarjen nga bashkëshorti i saj Venkat Raman dhe se nuk e duronte dot idenë e detyrimit ligjor, që çdo të dielë ta çonte djalin për të vizituar të atin.

“Nuk doja të vrisja djalin tim, e doja atë”, tha Kryeshefja Ekzekutive, kur u mor në pyetje në komisariatin e policisë Calangute.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: