Njoftohet se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që janë shkaktuar nga shirat intensivë në ishullin Java të Indonezisë.

Sipas CNA, mësohet se rrëshqitjet e tokës ndodhën për shkak të shirave intensivë në fshatin Cihanjuang në perëndim të ishullit Java.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Raditya Jati, informoi se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Cihanjuang.

Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet e meteorologjisë theksuan se reshjet e shiut pritet që të vazhdojnë edhe disa ditë të tjera.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb