Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se urdhri i evakuimit të Izraelit në Rafah është një “përshkallëzim i rrezikshëm”.

Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kjo do të ketë pasoja, por nuk dha më shumë detaje me veprimet që do të ndërmerren.

Ky është reagimi i parë i Hamasit që kur u publikua deklarata e IDF që inkurajon palestinezët në pjesët lindore të Rafahut të lëvizin në zonën “humanitare” të afërt Mawasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: