INDONEZI

Një tërmet i fuqushëm  6.1 ballë i shkallës së Rihterit goditi provincën Sumatra Veriore të Indonezisë mëngjesin e së martës.

Siç bënë të ditur agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës në këtë vend, tërmeti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Niasit Jugor në një thellësi prej 11 kilometrash nën shtratin e detit.

Nuk ka raportime për viktima dhe nga autoritetet nuk janë lëshuar paralajmërime për cunami.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb