Indrit Bajraktari ka sqaruar në Gjykatë të gjithë ngjarjen e 19 gushtit në Velipojë ku mbeti e mbytur 17- vjeçarja Enisa Doda.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Bajraktari thotë që nga motorskafi janë rrëzuar të dy sëbashku me vajzën, dhe 25- vjeçari ka qenë për 40 minuta në det pa ndjenja.

Më pas ai tha se ka tentuar të dalë me not pasi e kapi paniku dhe kishte frikë.

25- vjeçari thotë se ka hasur një tjetër çift me motorskaf dhe ata i thanë se po njoftonin pronarët e motorskafeve. Për më tepër ai zbulon se çelësi i mjetit ka përfunduar në qafën e vajzës por nuk e shpjegon dot se si.

Indrit Bajraktari ka sqaruar se Enisa Dodën e njihte prej motrës së saj që jeton në Angli, dhe mendoi se ajo ishte 18 vjeçe prandaj dhe dolën me motor uji në Velipojë. Vetë Bajraktari jeton në Angli, ku është dhe i martuar teksa pret të bëhet baba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb