Numri në rritje i figurave publike kineze, vdekjet e të cilëve po bëhen publike, po vë në dyshim shifrat zyrtare të vdekjeve nga Covid-19.

Një nga vdekjet më të bujshme në Kinë është ajo e këngëtares 40-vjeçare, Chu Lanlan, ku qytetarët dyshojnë se shkaku ka qenë koronavirusi.

Megjithatë ende nuk është bërë i ditur në formë zyrtare shkaku i vdekjes për këngëtarët, madje as nga vetë familjarët.

Kujtojmë që Kina hoqi politikën e saj të rreptë zero-Covid në dhjetor dhe qqë prej asaj kohe numri i infektimeve ë3hstë rritur në kohë rekord.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, thuhet se spitalet dhe krematoriumet janë mbingarkuar.

Qeveria kineze ka ndaluar publikimin e të dhënave të rasteve ditore dhe ka njoftuar vetëm 22 vdekje nga Covid që nga dhjetori, duke përdorur kriteret e veta strikte.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar mbi këtë situatë duke paralajmëruar se Kina po nën përfaqësonte ndikimin e vërtetë të Covid në vend, veçanërisht vdekjet.

Por vdekja e këngëtares Chu Lanlan dhe të famshmëve të tjerë, po ndez spekulime për humbje më të mëdha se ato të raportuara në llogaritë zyrtare.

Po ashtu, në ditën e Vitit të Ri, është raportuar dhe vdekja e një aktori të famshëm kinez, i cili shkaktoi reagim te shumë qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb