UASHINGTON

Presidenti i SHBA Donald Trump tha këtë të diele se mjekët e tij kishin zbuluar se ai nuk kishte më COVID-19 dhe nuk do të ishte një rrezik transmetimi për të tjerët, nëse kthehet në fushatën elektorale për zgjedhjet amerikane.

Mjeku i Trump tha të shtunën se presidenti kishte bërë një test që tregon se ai nuk ishte më i infektuar dhe nuk kishte prova “për replikimin aktiv të virusit”, por nuk tha direkt nëse Trump ishte testuar negativisht.

“Kam kaluar testin më të lartë, standardet më të larta dhe jam në gjendje të shkëlqyeshme”, tha Trump në Fox Neës Channel, që kaloi tre ditë në spital pasi zbuloi se ishte testuar pozitivisht më 2 tetor.

Trump tha se ai nuk merrte më ilaçe për koronavirusin. “Unë munda këtë virus të çmendur dhe të tmerrshëm të Kinës”, tha ai, duke shtuar “duket sikur jam imun”.

Provat shkencore janë të paqarta nëse njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë dhe sa mund të zgjasë ai imunitet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb