Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Roskovec, Gëzim Caushi, ka rezultuar me koronavirus. Rasti në fjalë është konfirmuar dhe nga ministria e Shëndetësisë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se demokrati dyshohet se është infektuar në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se ai prej 10 ditësh ishte me temperaturë të lartë dhe me kollë.

Pasi iu nënshtrua testiti para dy ditësh, sot në mëngjes i erdhi përgjigja, e cila rezultoi pozitive. Aktualisht ai ndodhet i izoluar në banesë, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb