“Situata rreth Ukrainë është duke u ndezur artificialisht nga ata që nuk duan që Rusia të luajë një rol vendimtar në garantimin e sigurisë në botë”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makey.

Në një konferencë shtypi ai gjithashtu theksoi se së fundmi Rusia ka marrë iniciativë në drejtim të garantimit të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare dhe sipas tij gjithçka që po ndodh tani rreth Ukrainë është krijuar qëllimisht nga forcat që nuk duan që Rusia të ketë rol vendimtar në sigurimin e sigurisë në rajon dhe në botë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar thirrjet për luftë si të pabaza, duke theksuar se qëllimi i vetëm është përshkallëzimi i tensioneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb