Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, foli në lidhje me deklaratën e kreu t të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, se institucionet nuk referojnë korrupsionin.

Ai tha se misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsionit nuk mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsionit, por hartimi i masave sistemike që adresojnë problematika.

“Dëgjova drejtuesin e SPAK në raportimin e tij përpara KLP kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion nga institucionet shtetërore.

Misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsionit nuk mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsionit, por hartimi i masave sistemike që adresojnë problematika. Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt, impakt parandalues që ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.

Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit.

Në vetëm dy vitet e fundi drejtoria e përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, 263 rekomandime për ndryshime të natyrës ligjore, rregullatorë apo institucionale dhe ka dorëzuar në Prokurori 48 kallëzime penale”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: