Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas akuzave të bëra publike sot në Kuvend nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, ku sipas tij prej 30 ditësh mungonte insulina në vend.

Gjatë replikës së saj, Manastirliu tha se në treg janë të gjitha insulinat dhe se ato rimbursohen nga shteti.

“S’do bëj replikë se e dimë shumë mirë në këtë sallë se personi që ngrihet këtu dhe thatë të pavërtëën është ai q shpreson se njerëzve t’ju fshihet kujtesa. Arsimi i madh i juaj është kujtesa. Njerëzit e dinë mirë se si e keni lënë shëndetësinë. Ajo që thatë është e pavërtetë. Në librin e rimbursimeve janë 17 lloj insulinash. 1.5 mln lekë për rimbursimin e insulinave, Farmacitë që tregtojnë bashkë ka 17 lloj insulinash. Meqë përdorët dhe procedurat që ndjekin spitalet tona, QSUT, ju ftoj që mos të hidhni baltë, Koha juaj ka ikur një herë e mirë, e s’do kthehet më. QSUT, nëpërmjet agjencisë së blerjes së përqendruar, është duke realizuar një procedurë që të mobilojë Spitalin e Sëmundjeve të brendshme. Janë spitale të reja që po ndërtohen në vendin tonë. Mos vijoni gënjeni dhe mashtroni, Shqiptarët ju mbajnë mend si njeriu i Gërdecit, i 97”, tha ajo.

Ndërkohë, Berisha iu kundërpërgjigj sërish ministres Manastirliu duke shtuar se; “Ky zotëri thotë se insumandrapit dhe insultart mungon dhe është pa mjekim. Kur merresh me justifikimin e shtratit dopio në zyrë, këto nuk të duken gjë. Mund të flasësh një ditë të tërë, dhe s’mund të më japësh një argument se pse u dashka që drejtoresha të porosit shtrat dopio. Zonja Konomi përmendi këshillin e Sigurimit, mos e lavdëro për meritat e mia, se e dëmton atë. Vetëm sa e ul më poshtë. Janë të gjitha angazhimet e qeverisë së mëparshme.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb