Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu, e ftuar në Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, foli dhe për çështjen e ndjeshme të shpopullimit, që ka prekur së tepërmi arsimin.

Manastirliu deklaroi se Ministria po zhvillon plane për të bërë shkolla unike. Ajo shtoi gjithashtu se po merren masa që të ulet numri i klasave kolektive.

“Ne kemi plan për të bërë shkolla unike. Ne jemi duke punuar që në disa zona si Dibra, por edhe në zona të Tiranës, që janë zona të thella, ku kemi mundësi që nëpërmjet transportit të garantojmë lëvizjen e nxënësve në një shkollë të një njësie administrative. Aty bëhet një plan i mirfilltë në komunikim me prindërit.

Për ne e rëndësishme është që nxënësit të kenë akses në arsim dhe cilësi mbi të gjitha në arsim. Në këtë vit rreth 2 përqind më pak të nxënësve studiojnë në klasa kolektive dhe duam të ulim vit pas viti numrin e nxënësve që studiojnë në këto klasa”, deklaroi Manastirliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb