Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu pohoi se kryeministri Edi Rama ka një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën sa i takon çështjes së integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kashahu theksoi se Rama është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm, ndërsa ka nxjerrë edhe një video nga deklaratat e Ramës dy vite më parë.

REAGIMI I KASHAHUT
E vetmja mënyrë që Rama di të përballet me një të VËRTETË E MADHE siç është dështimi i plotë gjatë qeverisjes së tij i procesit të integrimit në BE, është fabrikimi i një GËNJESHTRE TË MADHE. Është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm. E vërteta është se ai me qeverisjen e tij 7-vjeccare ka dëmtuar aspiratën europiane të shqiptarëve ndërkohë që ka ushqyer aspiratën e kriminelëve, trafikantëve dhe klientëve të qeverisë së tij për ta mbajtur vendin sa më larg Bashkimit Europian. Materiali më poshtë është një ilustrim se si e vërteta është pikërisht e kundërta e asaj që thotë Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb