Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, në ambientet e Kryeministrisë, ku në fokus ishte procesi i integrimit europian dhe ecuria e negociatave për anëtarësim.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet përpara një mundësie historike për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, duke nënvizuar se objektivi i qeverisë është përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Kreu i qeverisë u ndal te paketa e zgjerimit e këtij viti, duke theksuar se për herë të parë Komisioni Europian ka paraqitur një udhërrëfyes për katër vendet që konsiderohen më të avancuara në procesin e integrimit: Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sipas Ramës, Komisioni Europian e konsideron ambicioz, por të arritshëm, objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Kryeministri theksoi se udhërrëfyesi nuk përcakton një datë të garantuar dhe as rezultatin përfundimtar të negociatave, por shërben si orientim për hapat e fundit drejt anëtarësimit.

Ai kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet, duke përmendur Parlamentin, qeverinë, gjyqësorin dhe shumicën qeverisëse.

“Këtu në Shqipëri ecurinë e vazhdueshme pozitive të vendit tonë, ku problemet reale nuk duhet të çmojë progresin real dhe progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë. Duke i rënë njëri gozhdës dhe tjetri pakti ushqejmë jo vetëm ndasinë tradicionale, por edhe një përçarje drejtpërdrejt këtë mision të madh kombëtar të anëtarësimit në BE, pikërisht sepse në këtë moment janë të lidhura me një mundësi reale historike për të kapërcyer pragun deri dje të largët të Europës së bashkuar. Dua të ndalem te paketa e zgjerimit të këtij viti ku për herë të parë është paraqitur udhërrëfyesi për katër vendet më të përparuar, Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Komisioni e konsideron objektivin tonë për ti përfunduar negociatat deri në fund të 2027 si ambicion por të arritshëm. Duhet kuptuar nga të gjithë, pesha dhe kushtëzimet e tij. Udhërrëfyesi nuk përcakton një datë dhe nuk e paracakton dot as rezultatin e negociatave, por na tregon kilometrin e fundit të rrugës për të përmbushur këtë objektiv kombëtar dhe historik. Koha merr çdo ditë më shumë rëndësi, dhe çdo ditë bëhet më e çmuar në raport me këtë objektiv. Dhe këtë duhet ta kuptojnë ata që janë përfshirë në vijën e parë, Parlamenti, qeveria, gjyqësori dhe shumica jonë qeverisëse. Mundësia që kemi sot për të përmbyllur negociatat e BE është unikale, historike dhe nuk është aty si një e dhënë e palëvizshme njëherë e përgjithmonë. Historia nuk do të na e falte kurrë bjerrjen e kësaj mundësia. Ata që e duan pa kushte suksesin e  Shqipërisë, do bëj çmos që të ndodhë e kundërta e fatkeqësisë së këtij vendi sa herë ka pasur mundësinë të ngjitet larg dhe askush të mos e vërë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet një çelje. Shqiptarët kanë jetuar mes mundësive që kanë gjetur jashtë vendit dhe atyre që u ka ofruar vendi. Për shumë familje emigracioni ka qenë rruga për një punë më të mirë apo një marrëdhënie më e sigurt me shtetin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: