“Krizë e Rusisë dhe jo e Ukrainës”, kështu u shpreh drejtoresha e studimeve ne Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë George C. Marshall , Valbona Zeneli, ndërsa foli në emisionin “Kjo javë” për konfliktin në kufi me Ukrainën.

Gjatë bisedës në studio, Zeneli tha se për presidentin rus Vladimir Putin, integriteti i Ukrainës është i padëshiruar.

“Ne po shohim një Rusi që është agresive. Ka pasur grumbullime trupash në kufi me Ukrainën, justifikimi ka qenë stërvitjet. Ka informacione dhe dezinformacione… Një nga skenarët e mundshëm janë edhe sulmet kibernetike. Opsioni tjetër është edhe ai i një invazioni masiv, por kjo do të kishte një kosto të lartë për Rusinë. Do të thoja që një nga pasojat e padëshiruara nga Putin ka qenë krijimi i integritetit të Ukrainës. Këtu agresori është një dhe në këtë rast është Putin. Është e rëndësishme Ukraina për Putin, është kyç për atë perandori, jo vetëm për lidhje kulturore, apo fetare, por edhe për pozicionin gjeografik dhe burimet natyrore. ”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb