Pasi pista Scamacca zbehet, Interi i përqendron energjitë e veta te Florian Balogun. Sulmuesi amerikan në pronësi të Arsenalit është rikthyer nga një sezon i shkëlqyer i kaluar me fanellën e Reims, ku në 39 ndeshjet e luajtura mes Ligue 1 dhe kupave, sulmuesi shënoi 22 gola në 39 ndeshje të zhvilluara, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme, përfshirë zikaltërit. Lojtari është objektivi kryesor i zikaltërve që kërkojnë përforcime për t’i bërë dhuratën e duhur Simone Inzaghit, trajner ky që po pret të plotësohet grupi i ofensivës.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, kontaktet mes palëve dhe mes klubeve nuk janë ndërprerë asnjëherë me klubin e Interit që është gati për të investuar 35 milionë euro. Formula e pagesës do të jetë një temë shumë e rëndësishme që duhet diskutuar, por jo një problem që nuk do ketë zgjidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: