Hakan Çalhanoğlu ka ndarë pritshmëritë e tij për sezonin e ri me Interin, teksa mesfushori turk beson se skuadra ka potencialin për të synuar objektiva të mëdha.

“Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Pas asaj që ndodhi në sezonin e fundit me Inzaghin, të gjithë menduan se ishim të vdekur.

“Skuadra kishte një mentalitet të fortë dhe ne reaguam në fushë. Chivu, krahasuar me Inzaghin, është më i interesuar për ty si person“, tha mesfushori turk.

“Jemi gati për të nisur sezonin e ri dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar. Kjo na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Evropë”, tha Calhanoglu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb