Hakan Calhanoglu ishte një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën në fitimin e titullit. Mesfushori turk ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se suksesi i dedikohet tifozëve.

“Ne jemi një familje. Kjo është një ditë për t’u kujtuar dhe unë nuk do t’i harroj kurrë emocionet që kam ndjerë. Interista vazhdoni të festoni sepse ky titull është për ju”. – shkruajti ai. 30-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon. Calha u transferua te zikaltërit në vitin 2020, nga skuadra rivale e Milanit.

 

Eee
Eee

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb