Pas zhgënjimit të madh, është koha për tu ringritur. Katër javë përpara fundit, pavarësisht goditjes së fortë që morën, gara për titull është ende e hapur. Me humbjen që pësuan në “Dall’Ara”, Inter dërgoi një pjesë të titullit në “djall”, me Milan që e sheh vetën të vetëm në krye +2 pikë dhe zot të fatit të tyre. Ky është një fakt, por Inter nuk heq dorë, nuk janë dorëzuar ende, diçka që Simone Inzaghi ia bëri të qartë edhe ekipit të tij.

Fbl Ita Seriea Inter Ac Milan
Fbl Ita Seriea Inter Ac Milan

Në katër javët e fundit, Inter do të përpiqet ti fitojë të gjitha, kjo nuk është e pamundur, por në të njëjtën kohë kryqëzojnë gishtat që edhe Milan të rrëshqas diku.

La Gazzetta
La Gazzetta

Të dielën luhet raundi i parë i këtij foto-finishi, Milan pret Fiorentinën në “San Siro” ndërsa tre orë më pas Inter zbret në Udine. Në këtë sfidë, Inzaghi duhet të bëjë sërish pa Bastoni, i cili nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungon edhe Calhanoglu për shkak kartonësh, vendin e tij pritet ta marrë Vidal.

Lot
Lot

Lajmi i mirë është rikuperimi në kohë i Handanovic, ishte thuajse e pamundur që në fushë të zbriste sërish Radu pas asaj gafe kundër Bologna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: