Inter e ka nisur në mënyrë spektakolare vitin e ri 2021. Zikaltërit mposhtën në një festival golash në San Siro ndaj Crotones teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Lautaro Martinez.

6-2 përfundoi sfida teksa të parët ishin miqtë e Crotones që shënuan me një aksion model. Më pas Inter do përmbyste rezultatin, por falë një penalltie Crotone do të barazonte në 2-2.

Pjesa e dytë foli vetëm për Interin teksa Lautaro do të plotësonte tripletën e tij, ndërsa vend për gol do kishte dhe për Lukakun dhe Hakimin, kurse Luca Marrone ndihmoi zikaltërit në pjesën e parë me një autogol.

Me këtë fitore Inter konfirmon formën e shkëlqyer në Seria A duke marrë fitoren e 8 radhazi, kurse provizorisht rimerr kreun e kampionatit dy pikë më shumë se Milan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: