Interi ka shitur kartonin e Andrea Pinamontit. Zikaltërit do të përfitojnë 20 milionë euro, teksa marrëveshja është arritur me Sassuolon, sipas asaj që raportojnë mediat italiane.

Sulmuesi 23 vjeçar ka luajtur si i huazuar në sezonin e fundit me Empolin, skuadër në të cilën ka shënuar jo pak por 13 gola. Pinamonti ka veshur më parë fanellën e Genoas, apo edhe Frosinones.

Pritet nga momenti në moment zyrtarizimi i operacionit nga Sassuolo. Klubi nga Reggio Emilia ka kohë që ndjek lojtarin, por vetëm sot është gjendur akordi.

Iu
Iu

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: