Në shtëpinë zikaltër po punojnë për të festuar si duhet titullin e 19-të në histori por në të njëjtën kohën vijon puna për të projektuar të ardhmen. Antonio Conte nuk ishte i qartë kur u pyet nëse do të vazhdojë apo jo të drejtojë Inter, por në këtë pikë nuk pritet të ketë surpriza, as vetë drejtuesit e klubit nuk kanë një plan B, projekti vijon me Conte në stol. Prej kohësh po punohet për të blinduar disa titullarë dhe një prej tyre është Lautaro Martinez. Vetëm një sezon më parë sulmuesi argjentinas ishte me një këmbë larg Milanos, me destinacion Spanjën, por stafi drejtues i Inter ka bindur “demin” për të qëndruar, fakt ky i konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Ausilio: “Ishim në një pikë të mirë për të rinovuar me Martinez por ndryshimi i agjentëve na detyrojë të bëjmë gjithçka nga e para por nuk besojmë të ketë probleme”. Akordi i vjetër mbetet në fuqi: 4.5 milion euro në sezon plus bonuese dhe një kontratë deri në 2024. Në marrëveshjen e re do të shfuqizohet edhe klauzola e largimit prej 111 milion euro.

Zhang Pirreli
Zhang Pirreli

Ardhja e Steven Zhang në Milano përshpejton disa çështje të mbetura pezull, në lidhje me Bastoni, drejtori sportiv u zhbalancua duke u shprehur se rinovimi i tij është çështje e kryer. Inter pret të investojë afro 250 milion euro me shpresën për të nisur një cikël fitues në Serie A dhe të rikthehen konkurrues në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb