Covid-19 ka paralizuar futbollin e luajtur por kurrsesi nuk ka ndalur klubet të projektojnë të ardhmen. Frederico Chiesa është rikthyer edhe një herë të jetë një nga emrat më të lakuar, në një kohë kur Juventus dhe Inter e kanë kthyer në prioritet kryesor për këtë merkato vere. Sigurisht që efekti i Covid-19 është i pashmangshëm edhe në këtë pjesë të futbollit pasi klubet nuk kanë më luksin të investojnë shuma marramendëse.

Federico Chiesa
Federico Chiesa

Marotta kërkon të minimizoj sa më shumë kostot e këtij transferimi, për ketë arsye është i gatshëm të përfshij në negociata jo një por katër lojtarë. Fiorentina mund të përzgjedh, të disponueshëm janë Nainggolan, Dalbert, Gagliardin dhe Pinamorti, të gjithë lojtarët mund të largohen në mënyrë që Inter të zbus shumën që kërkon Fiore për Chiesa, 60 milion euro. Problemi qëndron se ku mund të luaj Chiesa në skemën e Contes, 3-5-2. Sipas mediave italiane, Inter mund të sakrifikoj një ndërmjet Lukakut dhe Martinez.

Martinez
Martinez

Nëse Conte duhet të zgjedh, sigurisht që do të preferoj që Lukaku të qëndroj, në të gjithë aventurën e tij si trajner, Conte ka pasur në dispozicion një sulmues me peshë si Lukaku. Duke parë edhe interesimin e madh për Martinez, Inter mund të heq dorë nga sulmuesi argjentinas, në këtë mënyrë do të ishte në rregull edhe me rregullat e fair play financiar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb