Pa Messin nuk ka feste? Në radhët e Barcelonës nuk e shohin kështu, edhe pa yllin argjentinas blaugranat ka vërtetuar se mund të bëjnë keq. Nga 2004 deri më sot Barcelona ka zhvilluar 80 ndeshje pa Messin në fushë dhe numrat nuk janë aq negativ: 48 fitore, pra afro 60% të ndeshje i kanë fituar, 17 barazime dhe 15 humbje.

Sigurisht që varësia ndaj Messit është e madhe, e vetmja statistikë që mund të ngroh pak ambientin zikaltër është fakti që humbjet kanë qenë më të mëdha pa Messin në fushë pas vitit 2016. Sulmi i Barcelonës të ngjall frikë edhe pa Messin pasi kanë shënuar 158 gola.

Për sfidën kundër Interin në Champions, Barcelona do ti besojë Dembeles, Suarezit dhe Coutinho, një tredhëmbësh që mund të ndëshkojë në çdo moment. Sigurisht që trajneri Valverde do dëshironte ta kishte Messin në skuadër por dhe pa “pleshtin” mund ti hap shumë punë mbrojtjes së Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: