Kjo periudhë pauze i ka shërbyer shumë klubeve për të bërë edhe një herë me qetësi planet për të ardhmen. As Inter nuk bën përjashtim nga ky diskutim, Antonio Conte ka përpiluar prej kohësh listën e dëshirave. Projekti i ri i klubit ziklatër nis nga poshtë, nga mbrojtja. Ideja e Contes me 3 mbrojtës nuk ndryshon, Bastoni-De Vrij-Skriniar janë tre të përzgjedhur, ndërsa i sakrifikuari pritet të jetë Godin. Mbrojtësi uruguaian nuk ka bindur shumë me paraqitjet e tij dhe pritet të largohet nga Milano në fund të sezonit. Emri i përzgjedhur për të zëvendësuar Godin sipas “La Gazzetta dello Sport” është Marash Kunbulla.

Marash Kumbulla
Marash Kumbulla

Emri i mbrojtësit kuqezi nuk është një risi në listën e dëshirave të klubit ziklatër, por problem mund të kthehet vlera e kartonit të tij. Verona nuk ka ndërmend të heq dorë lehtësisht nga Kumbulla në një kohë kur ofertat për të janë të shumta, nëse Inter dëshiron shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 20 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: