Fitorja e pastër në Champions ishte thjesht një iluzion, Inter bie sërish, këtë herë në Serie A, aty ku nuk njohin fitore që nga 30 gushti. Udinese i shkaktoi një humbje të rëndë në shifrat 3-1, një humbje me përmbysje që vendos në pozitiva shumë të vështira trajnerin Inzaghi, tani rrezikon realisht shumë.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Barella që në minutën e 5-të, por festa nuk zgjati shumë pasi një autogol i Skriniar në minutën e 22-të riktheu baraspeshën në “Dacia Arena”. Në mënyrë të çuditshme, Inzaghi ndërhyri menjëherë në formacion me dy zëvendësime të shpejta duke hedhur në fushë Dimarcio dhe Galiardini në vend të Bastoni dhe Mkhitaryan.

Pavarësisht ndryshime, Inter e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës, jo vetëm kaq, por në minutën e 84-tën, Bijol mposhti Handanovic duke kaluar Udinesen në avantazh. Me Inter të hedhur përpara në kërkim të barazimit, Udinese realizoi edhe golin e tretë me Arslan.

Kjo ishte humbja e tretë e Inter në 7 javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: