Pavarësisht deklaratave të Bepe Marotës, tek Interi po mendohet që të afrohet edhe një sulmues tjetër në dy ditët e fundit të merkatos së dimrit. Emri që qarkullon, sipas asaj që raporton “Sky”, është ai i maqedonasit Goran Pandev, aktualisht në radhët e Xhenoas.

Pandev është një nga heronjtë e tripletës së vitit 2010 dhe tifozët do ta prisnin krahëhapur një rikthim të tij. 36-vjeçari do të zinte vendin e Politanos së larguar te Napoli dhe do të ishte një alternativë më shumë për Konten sa i takon repartit të sulmit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: