Doktor Vasil Llajo, administrator i laboratorit më të mirë në vend “Intermedica”, ishte i pranishëm në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku tregoi se përveç boshtit kryesor të laboratorit atë analizues dhe diagnostikues, “Intermedica” vjen edhe me një mision tjetër, atë edukativ e mësimor.

Doktori tha se tashmë studentët nuk do të kenë nevojë të ikin jashtë pasi “Intermedica” ka bashkëpunim me laboratorët më të mëdhenj botërorë.

Rreth një javë më para mjekët e rrjetit “Intermedica” kanë qenë pjesë e Kongresit të mjekësisë laboratorike Worldlab-Euromedlab 2023 që u realizua në Romë. Doktori tha se duhet të jesh i përgatitur që ta marrësh pjesë në këtë event ku, të pranishëm janë ekspertë nga mbarë bota.
“Intermedica” referoi 7 punime, për të cilat është punuar 2 deri në 3 vite. Punimet u vlerësuan dhe interesi për to qe shumë i lartë. Në këtë kongres, stafi i “Intermedica” dha dhe mori të rejat e fundit të shkencës, të cilat shumë shpejt do t’i aplikojnë në rrjetin laboratorik më të mirë në vend.

Doktor Vasil Llajo theksoi se me mjekët dhe rastet e pacientëve që ka patur “Intermedica” janë realizuar 10 doktoratura dhe 50 tema për Master Shkencor.
Si surprizë për doktor Vasil Llajon erdhi në “Dola te Ola” këngëtari i njohur Ylli Baka, i cili e përshëndeti me disa nga këngët e tija, duke dhuruar një moment të bukur jo vetëm për administratorin e “Intermedica”, por edhe për të gjithë teleshikuesit e News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb