Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është thirrur sot në një interpelancë, ku deputetë të opozitës i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me disa çështje, siç janë shfaqja e filmave të para viteve 90, që sipas tyre ringjallin simbolet e diktaturës.

I pari që hapi diskutimin në Kuvend ishte deputeti Artur Roshi, i cili nuk i kurseu ironitë, ndërsa theksoi se kjo vihet që tej yjet në kollaret e kryeministrit Edi Rama.

“Kam vënë re një ringjallje të simboleve të diktaturës. Nis nga yjet në kollaret e km e shprehjet revolucion e viti zero. Ju shkuat një hap më pas që vulosët shembjen e teatrit. Si i përcakton qendra e kinematografisë vlerat e viteve 90?!”, tha Roshi.

Ndërkohë që ministrja në përgjigje të këtyre pyetjeve theksoi se ka ikur koha e diktaturës për censurë.
“Shumicën e pyetjeve lidhet me krijimtarinë kinematografike para viteve 90. S’do doja të zgjatesha se si janë konceptuar pyetjet, por çdo do të thoni; për rivlerësim vlerash? Monetare? Nëse këto pyetje vijnë për vazhdën e debatit për ndalimin e filmave të para viteve 90. Ju them se ka ikur ajo kohë kur ndaloheshin filmat, apo fjala. Ka ikur koha e diktaturës. Qoftë kinematografia, apo arte pamore, ato vlerësohen nga publiku. Kur flasim për kinematografi, prodhimi para 90, janë prodhime të skuadrave të mëdha, a jeni ju i gatshëm zoti Roshi që të dënoni punën e 100-ra personave. Këto vitet e fundit, ndoshta ato që kanë vënë kryq në emrin tuaj, mund të mos lenë lidhje me këto grup-mosha. Ministria e Kulturës ka bërë regjistra për inventarizimin e monumenteve të kulturës. Vetëm fakti që i konsideroni vepra arti rindërtimin e rilindjes, këtë përgjigje ia keni dhënë ju. Nëse duam të flasim për shifra, 60 mln euro të dhëna nga donatorë për trashëgiminë kulturore është fat i madh. Fondi i ambasadorit për trashëgiminë kulturore asnjëherë i akoluar për trashëgiminë, janë suksese të ministrisë së Kulturës.”, tha ajo.

Roshi: Sa është kostoja e dëmeve nga tërmeti në veprat e kultit. Ju nuk u morët me thelbin e pyetjeve të mia. Për 50 vite me radhë diktatura krijoi mitin për një luftë guerilase. Edhe sot ju dhe qeveria juaj, po vazhdoni të ndiqni luftën e glorifikimit të luftës. Siç bëtë edhe ndryshimin e datës së fillimit të luftës. Ju thatë se varrezat e dëshmorëve janë kompetencë e bashkive. Dëshmorët që keni sajuar, i keni mbledhur në varreza të tilla, dhe heronjtë e vërtetë nuk prehen në tokë shqiptare apo i kanë varret rrugëve. Këta filma duhet të ndalohen me ligj. Po ky parlament nuk e ka në vëmendjen e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb