Ilir Meta nuk komenton raportin paraprak të Komisionit të Venecias i cili shkruante se Presidenti kishte vepruar arsyeshëm sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe nuk kishte baza për shkarkimin e tij.

Po ashtu ai ishte në Shkodër për të ndjekur një ndeshje basketbollit për meshkujt dhe kishte zgjedhur pikërisht Voltana Ademin, kryetaren e Bashkisë Shkodër që mazhoranca nuk e njeh si të tillë për të ndjekur ndeshjen.

PS i ka kërkuar Metës të shpallë zgjedhje të reja por Presidenti pasi anulloi zgjedhjet e 30 qershorit nuk njeh asnjë nga kryebashkiakët e rinj që u zgjodhën nga zgjedhjet lokale të 2019. Kryebashkiaku i PS i zgjedhur nga 30 qershori Valdrin Pjetri u dorëhoq pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim për trafik droge në Itali por Meta prej vitit të kaluar nuk ka shpallur zgjedhje të reja për Bashkinë Shkodër.

 

PRONONCIMI I METËS NË SHKODËR

Është publikuar ditën e djeshme raporti paraprak i Komisionit të Venecias në lidhje me përplasjen me mazhorancën?

Nuk mendoj se kjo është një ccështje e Venecias sepse Venecia e ka shkruar Kushteutën. Që prej 115 ditësh një ccështje e drejtësisë dhe hetimti që askush në Shqipëri mos dalë mbi Kushtetutën.

Nuk e komentoj për arsye sepse mbi dokument ka patur një konfidencialitet por unë ja u kam thënë që Kushtetutën tonë e kanë shkruar Venecia.

Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen që Vllaznia vijon shkëlqen në lojërat me dorë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb