Futbollisti i njohur, Dele Alli tregoi pak ditë më parë histori të tmerrshme nga jeta e tij. Në një intervistë me Gary Neville, Alli, i përlotur tha se ishte abuzuar seksualisht në moshën gjashtëvjeçare dhe se në moshën shtatëvjeçare kishte nisur duhanin. 27-vjeçari vijoi më tutje me rrëfimin, teksa theksoi se në moshën tetëvjeçare shpërndante drogë. Mesfushori bëri të ditur se u adoptua në moshën 12-vjeçare. Një i afërm i Dele Alli, ka mohuar fjalët e lojtarit.

“Dele nuk ka qenë kurrë i adoptuar, në moshën shtatëvjeçare ai ka qenë pjesë e një prej shkollave më të mira në Lagos të Nigerisë. Nuk është aspak e vërtetë që e dërguan në Afrikë për ta mësuar me disiplinën, është një gënjeshtër e shëmtuar. Ai madje ka pasur edhe një shofer personal që e shoqëronte gjatë gjithë ditës.

Kemi dokumenta dhe fotografi me babain e tij, nuk i kuptoj këto deklarata të Dele. Më duket sikur i kanë bërë “shpëlarje truri”. Babai i tij ka punuar shumë që Dele të jetë personi që është sot, askush nuk e dërgoi atë në Nigeri si një ndëshkim. Ai thotë se në moshën tetëvjeçare shpërndante drogë, por në atë periudhë ai ishte në një shkollë private”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: