Epokë e re për Shqipërinë, me kuqezinjtë që pasi larguan Sylvinhon, ulën në pankinë italianin Rolando Maran. Gazetari i njohur, Igli Çutra, në Sport News në News 24, tha se priste që të zgjidhej një trajner tjetër, i cili sjell entuziazëm. Ndër të tjera, ai tha se prova e vërtetë e Maran është kualifikimi i mundshëm në Europian.
Igli, Duro në intervistë më tha, ne nuk prisnim Conten, apo Alegrin, pra për të ishte zgjedhje normale. Sigurisht që nuk prisnim ato edhe ne, por nuk prisnim as Maran, madje në Itali mediat ishte surprizuar. Ti personalisht çfarë prisje?
E vërtetë është, më pëlqeu sarkazma e tij. Personalisht mendoj që jemi në një moment që jemi në progres të vazhdueshëm. Nuk kam dyshime te stafi i presidentit, u bë vite që punon dhe që kërkon më të mirën. Unë mendoja që më mirë do ishte një emër më entuziast, një trajner që është në xhiron e skuadrave të rëndësishme. Ne mendojmë se tekniku në fjalë ka përvojë, por në moshën 62-vjeçare, mbetet për t’u parë se çfarë do japë. Ndoshta duhej dikush që i jepte më shumë entuziazëm.
Për ta mbyllur Igli, rikthehemi te fillimi. Më bëri përshtypje një detaj në konferencën e prezantimit. Nuk kishte entuziazëm, flitej për objektiva madhorë nga FSHF, madje u rrëmbye edhe Maran, tha Botërori është objektiv, ndërkohë që ka kontratë deri në 2028. Kishte diçka që nuk ngjiste këtë herë, ndryshe nga se jemi mësuar në të kaluarën?
Mua më pëlqeu, është shembull që edhe pasardhësit e Sylvinhos të kenë këtë qasje. Objektivat ishin fiks, besoj se edhe Nations League do shkojë mirë. Prova e vërtetë, do jetë kualifikimi në Europian. Në Nations League, patjetër që do dalim në vendin e parë.
Pavarësisht se edhe këtë vit gara në letër duket e fortë Igli, tre ekipe me 31 pikë, sërish nuk ta jep atë ndjesinë e një lufte të fortë e një garë të fortë për titull, as në stadium nuk të përcillet ky emocion, pse?
Mendoj që po paguajmë atë që kemi lënë. Kjo është formula e duhur. Tifozët vijnë në stadium kur ka rivalitet, kjo është formula e duhura. Jemi në final four pa Tiranën dhe Partizanin, pa i hequr meritat Elbasanit që ka një super-tifozëri.
Mendimi jot për garën në final Four
Në sytë e mi, Dinamo është me e kompletua, por u zgjua vonë. Vllaznia dhe Elbasani kanë treguar se e meritojnë.
