Në disa nga intervistat e tij pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka bërë me dije se do të jetë pjesë e një filmi.

Ndërkohë që në rrjet qarkullonte lajmi se pjesë e filmit do të jetë edhe aktorja Olta Gixhari, ish banore e BBVA.

Flitet se dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua, ndërsa skenari i filmit përfshin intrigë, histori dhe tradhti.

Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar ditën e sotme gjatë programit Wake Up disa detaje të reja nga filmi ku këngëtari dhe aktorja do të luajnë.

Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”– u shpreh ai.

“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta.

Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi moderatori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb