Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish-lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat më 11 dhjetor 2021.
Pas firmosjes së formularit në Sarandë nga ana e gazetares së Fiksit pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera.

Fiksi tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë-Krujë. Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firmë.

E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021. Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Gazetarët e Fiksit marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha. Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.

Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë

Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?
Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.
Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.
Fiksi – Po po po.
Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.
Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.
Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.
Fiksi – Po pa merak.
Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.
Fiksi – Asgjë.

Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb