Presidenti Ilir Meta reagon pas investigimit të “VOA” për shëndetësinë në Shqipëri, ku theksonte se ka pasur “Mungesë transparence me prokurimet dhe tenderët për Pandeminë Covid-19”.

Në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë ka qenë armik i shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve.

Sipas Metës, “Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies”.

Reagimi:

KEQMENAXHIMI I FONDEVE PËR PANDEMINË, ARMIK I SHËNDETIT PUBLIK DHE JETËS SË QYTETARËVE!
Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies.


Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.
Sipas “Together for Life”:
? Prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente
? Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë
? Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike
? MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik
? Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete.
? Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb