TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas fjalës së deputetit të PS, Flamur Golemi në Kuvend për investimet e qeverisë në qarkun Gjirokastër.

Shehu shprehet se kolegu i tij do ketë marrë dhuratë ndonjë palë syze 3D nga kryeministri, pasi vetëm me të tilla syze mund shikonte investimet me fondet qeverisëse në këtë qark të përfunduara.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:

Sic duket Kryeministri i ka bere dhurate edhe kolegut tim, Dr Flamur Golemit, ndonje pale syze 3 D…per te pare Gjirokastren e perreth.
Lexova ate cfare deklaroi kolegu im i Gjirokastres, Dr. Flamur Golemi, ne Kuvend sot per investimet ne ate Qark, te para keto nga ai jo thjesht me syze, por dhe 3D keto!!
Ndryshe segmenti prej 7 km qe do te perfundoje ne 24 muaj (dhe me kosto 4 here me shume), nuk mund t’i dukej si Rruga Kardhiq- Delvine, me gjithe tunelin!
Vetem me te tilla syze ai mund shikonte investimet me fondet qeverisese ne Qark te perfunduara….ku jane keto?
Sepse nuk ka te tilla as per ne 3 Urat, as per Fushe Bardhe, as ne Dropull, as per Buz, as per Lopez, as per…as per askund.
Ndersa per te gjetur investimet ne shkollat, spitalet, qendrat shendetesore, urat historike etj, nuk besoj se atij i mjaftojne edhe Syzet 3D te kryeministrit.
Dicka kam per kolegun okulist, ai besoj se e di qe perdorimi i gjate i Syzave 3D mund te te verboje krejt ne fund…dhe pastaj do t’i duhet te perdore vetem fantazine per te ”dalluar” investimet e Rilindjes.

44250768 2244405389129780 3144791997777182720 N

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb