Asnjë çast nuk janë ndalur investimet në dobi të komunitetit në asnjë cep të Shqipërisë, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike e shkaktuar nga pandemia apo tërmeti.

Në fshatin Çekin të Gramshit është duke u punuar për rikonstruksionin e rrugës së këtij fshati, e cila do ti shërbejë 1 mijë banorëve të zonës.

Rikonstruksioni përfshin asfaltim, ndriçim, trotuare në një gjatësi prej 3.4 km. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli dhe Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe inspektuan ecurinë e punimeve.

Në fjalën e tij Balla foli edhe për uzinën e dikurshme të armëve në Çekin, për ta shndërruar në funksion të banorëve të kësaj zone. “Synimi ynë është ta transformojnë këtë uzinë në një mundësi punësimi për banorët e zonës. Këtë uzinë duhet ta përshtasim me nevojat e tregut.

Çekini në këtë mënyrë kthehet në një lagje të Gramshit dhe urbanizimi i saj tashmë do të kthejë tamam në një lagje qyteti. Gramshi është një kantier punësh publike shumë të mëdha. Ky qytet tashmë është një nyjë lidhëse mes Shqipërisë Lindore dhe Perëndimore. Gramshi nuk është më një xhep i harruar, por është në krye të vëmendjes së qeverisë”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb