Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump tashmë është shpallur investitor strategjik. Jared Krushner do të ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan. Të ftuarit në emisionin Log. në News24 të gazetarit Endri Xhafo dhanë një mendim në lidhje me këtë investim të rëndësishëm.
Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se Sazani nuk mund mbetet enklavë e pazhvilluar. Ajo shtoi se investimet në ishull sjellin zhvillim.
Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti u shpreh se mbështet investimet në Sazan, duke shtuar se duhet më tepër transparencë për atë që do të ndodhë në ishull.
Mimi Kodheli: Sazanin nuk mund ta lëmë enklavë. Investimet në këtë ishull sjellin zhvillim.
Edmond Panariti: Unë jam pro që të ketë investime. Por që duhet të ketë transparencë dhe pse jo diskutim në nivel parlamentar.
(BalkanWeb)
