Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin Log. në News 24 komentoi deklaratën e presidentit në largim të SHBA, Joe Biden, që tha se “oligarkia në Amerikë po kërcënon demokracinë”.
Kodheli theksoi se klasa e mesme amerikane votoi Donald Trump, pasi u zhgënjye nga demokratët. Sipas saj, demokratët e Amerikës janë të zhgënjyer nga multi-miliarderët që iu kanë besuar fatin.
Mimi Kodheli: Klasa e mesme kanë votuar çuditërisht republikanët në SHBA. Duhen gjetur arsyet e humbjes së demokratëve dhe si mund të ngrihen.
Demokratët e Amerikës janë të zhgënjyer nga multi-miliarderët që iu kanë besuar fatin dhe në mënyrën sesi ata e kanë konceptuar biznesin. Ata dënuan me votë një lidership, që për ta nuk kishte bërë aq punë sa ata dëshironin.
(Balkanweb)