Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi i ri, janë tri prej prioriteteve të bashkëpunimit ekonomik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasadori amerikan Wendt ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ku në fokus kanë qenë hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka përcjellë mesazhin se zgjerimi i pranisë së bizneseve amerikane në Shqipëri shkon paralelisht me krijimin e mundësive të reja për qytetarët shqiptarë.

Në mënyrë të veçantë, ambasada ka nënvizuar rëndësinë e garantimit të kushteve të barabarta të konkurrencës, një element thelbësor për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë.

Ambasadori Wendt iu bashkua Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, në Tiranë, për të përcaktuar qartë hapat e mëtejshëm: të krijohen kushte të barabarta konkurrence, të vendosen lidhje mes kompanive amerikane dhe atyre shqiptare dhe të investohet te gjenerata e re e Shqipërisë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb