Interi po zhvillon një sezon fantastik, teksa kryeson kampionatin me shumë pikë diferencë nga ndjekësit. Para takimit me Genoan, trajneri i skuadrës nga Milano, Inzaghi ka kërkuar nga skuadra që të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

“Unë do të thoja të vazhdojmë me këtë ritëm. Në kuptimin që këta dy muaj i kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, por nga nesër tashmë kemi një ndeshje të vështirë por do të vijnë shumë të tjera, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet të vrapimë dhe të tregojmë vendosmëri” – Tha ai.

“Sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë- Sigurisht, së bashku me stafin tim kemi gjetur gatishmëri të madhe nga lojtarët në këto muaj në Inter. Ne përpiqemi të sjellim parimet tona, pastaj djemtë kanë qenë shumë të mirë në zbatimin e tyre” – shtoi numri një i pankinës zikaltër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: