Interi fitoi kampionatin në këtë sezon, pas një sezoni mjaft pozitiv. Më një ceremoni të zhvilluar në Bolonja, tekniku i zikaltëve, Simone Inzaghi u vlerësuar me çmimin ‘Bulgarelli’.

“Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita te Interi, rrugëtimi te Lazio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falënderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha Inzaghi, i cili nuk hezitoi të fliste edhe për Lazion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb