AnTuTu ka publikuar një listë me telefonat inteligjentë më të fuqishëm për vitin 2015. Edhe pse iPhone-t e Apple-it nuk kanë procesorë me tetë bërthama, shpejtësi të lartë apo sasi të madhe të RAM-it, rezulton se iPhone 6s Plus ishte telefoni inteligjent më i fuqishëm për vitin e kaluar.

iPhone 6s Plus ka marrë 132,600 pikë, duke qëndruar shumë larg telefonave Android sa i përket pikëve. Poshtë tij është telefoni inteligjent Huawei Mate 8 me procesorin Kirin 950, i cili ka marrë 92,746 pikë. Siç mund ta dinë pjesa më e madhe prej jush, iPhone 6s Plus fuqizohet nga çipi Apple A9, i cili ka dy bërthama Twister CPU me shpejtësi 1.84 GHz dhe një kartë grafike PowerVR GT7600 GPU, së bashku me 2GB RAM. Në dukje, iPhone 6s Plus nuk duket aq i mirë sa Huawei Mate 8, i cili ka 4GB RAM dhe procesorin Kirin 950 me tetë bërthama (katër bërthama Cortex A72 me shpejtësi 2.3 GHz dhe katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.8 GHz) dhe kartën grafike Mali Mali-T880 MP4 GPU, shkruan krokodili.

Në vend të tretë, të katërt dhe të pestë në listë bëjnë pjesë tre telefona inteligjentë që fuqizohen nga procesori Samsung Exynos 7420, si Meizu Pro 5 me 86,214 pikë, pasuar nga Samsung Galaxy Note 5 me 83,364 pikë dhe Samsung Galaxy S6 Edge+ me 82,087 pikë. Edhe pse i lançuar në vitin 2014, iPhone 6 Plus ka arritur të zërë vendin e gjashtë në listë me 80,554 pikë, duke lënë pas telefonat inteligjentë Huawei Nexus 6P dhe Xiaomi Note Pro, që fuqizohen nga procesori Snapdragon 810.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: