Në qytezën Diyala në veri të Irakut ka humbur jetën një fëmijë si pasojë e shpërthimit të një bombe e vendosur nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH.

Siç njofton Drejtoria e Sigurisë, në rajonin As-Sa’diyah e kontrolluar nga DEASH-i në vitin 2014, shpërtheu një eksploziv i vendosur nga pjesëtarët e DEASH-it, afër një vendi ku po loznin disa fëmijë të moshës nën 10-vjeç.

Bëhet e ditur se 1 fëmijë ka humbur jetën dhe 4 fëmijë tjerë janë të plagosur. Disa nga fëmijët e plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

DEASH në qershor 2014 mori nën kontroll të plotë qytetet Mosul, Saladin dhe Al-Anbar ndërsa pjesërisht mori nën kontroll edhe provincat Diyala dhe Kirkuk. Këto rajone brenda disa viteve u pastruan nga DEASH-i.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb